Mbledhja e dy qeverive, Berisha: Rama duhet të shkonte në Kosovë duke njohur gjenocidin serb

Përditësuar më: 20/6/2022, ora 13:31
WhatsApp Image 2022 06 20 at 1.19.34 PM 1080x720

Mbledhja e dy qeverive, Berisha: Rama duhet të shkonte në Kosovë duke njohur gjenocidin serb

Përditësuar më: 20/6/2022, ora 13:31

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një konferencë për mediat, komentoi mbledhjen e përbashkët mes qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës. Sipas tij, mbledhje të tilla duhen përshëndetur gjithmonë, por kryeministri Edi Rama duhet të shkonte në Prishtinë duke njohur gjenocidin serb.

“Çdo mbledhje e përbashkët Shqipëri-Kosovë është akt që duhet përshëndetur. Mirëpo, Edi Rama, nëse do të njihte minimumin e minimumit të respektit për qytetarët e Kosovës, vuajtjen dhe sakrificën e tyre, duhet të shkonte kësaj radhe në Kosovë duke pas njohur gjenocidin ciklik serb në Kosovë. Mohimi që ai i bën gjenocidit serb në Kosovë është shumë i rëndë për ndërgjegjen e tij kombëtare, por edhe për vlerat e qytetarinë e tij. T’i mohosh këto, është njëlloj si të shkelmosh mbi shpirtrat e tyre. Kur këta janë shqiptarë pastaj, kjo është forma më e lartë e tradhtisë kombëtare. Unë mund të kem shumë probleme të tjera për të shtruar sot para jush për marrëdhëniet Shqipëri-Kosovë, por zgjodha vetëm këtë”, tha Berisha.

Më tej, kreu i PD-së tha se marrëveshjet mes dy qeverive ishin vetëm riciklime të atyre të vjetrave.