Merr flakë në autostradë, makina shkrumbohet totalisht

Përditësuar më: 20/6/2022, ora 15:57

Merr flakë në autostradë, makina shkrumbohet totalisht

Përditësuar më: 20/6/2022, ora 15:57

Një makinë tip Hyundai është shkrumbuar totalisht në autostradën Fier-Vlorë. Sipas Policisë lokale, ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:10.

Makina ka marrë flakë në lëvizje e sipër. Fatmirësisht, drejtuesi i mjetit nuk ka pësuar lëndime, por makina është djegur plotësisht.

Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.