Njerëz që flenë në tokë e valixhe të bërë mal, kaos në aeroportet britanike

Përditësuar më: 20/6/2022, ora 18:26

Njerëz që flenë në tokë e valixhe të bërë mal, kaos në aeroportet britanike

Përditësuar më: 20/6/2022, ora 18:26

Mbi 15 mijë pasagjerë janë përballur me një kaos të vërtetë në disa nga aeroportet më të rëndësishme në Mbretërinë e Bashkuar, pasi rreth 10 përqind e fluturimeve nga aeroporti Heathrow i Londrës u anuluan këtë të hënë për shkak të mungesës së stafit.

Rreth 90 fluturime janë prekur nga kjo situatë këtë të hënë vetëm në aeroportin Heathrow, ku valixhet ishin bërë mal, ndërsa njerëzit kishin mbushur ambientet e aeroportit duke u shtrirë në dysheme.

“Daily Mail” shkruan se shumë pasagjerë janë prekur nga kjo situatë edhe në aeroportet jashtë Mbretërisë së Bashkuar. Në aeroportin e Majorkës në Spanjë, dy gra thanë se qëndruan për 11 orë duke pritur pa ushqim dhe pa ujë, pasi fluturimi i tyre për në Mançester u anulua në minutën e fundit.

Kjo situatë vijon prej javësh në Britani, e nisur që prej pandemisë së koronavirusit kur kompanitë e fluturimit larguan punonjësit nga puna, ndërsa tani shumë prej tyre po tentojnë plotësimin e stafit, por po hasin në vështirësi për shkak të rritjes së ndjeshme të fluturimeve.