Parku i Butrintit, Berisha: Rama fshihet pas Fondit Amerikan, do të ndërtojë vila

Përditësuar më: 20/6/2022, ora 16:37

Parku i Butrintit, Berisha: Rama fshihet pas Fondit Amerikan, do të ndërtojë vila

Përditësuar më: 20/6/2022, ora 16:37

Sali Berisha ka mbështetur thirrjen e presidentit Meta për ngritjen e një Komisioni të Posaçëm Parlamentar për Parkun Kombëtar të Butrintit, si dhe ka akuzuar qeverinë se po e përdor si mburojë Fondin Shqiptaro-Amerikan me qëllimin për të ndërtuar vila në një prej zonave të mbrojtura të parkut.

Në konferencën për shtyp ku prezantoi gazetarin Alfred Lela si drejtor të ri të marrëdhënieve me median, Berisha foli për komisionet e reformave që nisën punën në Kuvend.

Prezencën e Oerd Bylykbashit e sheh si garanci për një reformë zgjedhore larg pazareve, por tek ajo territoriale, ka pikëpyetje.

“Problemi është se ata kanë përjashtuar PD-në nga Komisioni i Territoriales dhe e kanë me ato të Alibashës në komisionin për 4 qarqet e jugut, të cilët janë problemi kryesor, nuk ka asnjë përfaqësues së Edi Ramës”, tha Berisha.

Me mbylljen e pushimeve të verës, demokratët pritet të nisin edhe përzgjedhjen e kandidatëve me të cilët do të garojnë në zgjedhjet vendore 2023.

Protestat tha se mbeten në agjendën e PD-së, pa shtuar diçka konkrete mbi nisjen e tyre.