Partizani nuk përmbahet, afrohen një portier dhe dy mbrojtës

Përditësuar më: 20/6/2022, ora 20:28
PARTIZANI REXHEPI NDRECA DHE ATANASKOSKI frame 427 1280x720

Partizani nuk përmbahet, afrohen një portier dhe dy mbrojtës

Përditësuar më: 20/6/2022, ora 20:28

Partizani konfirmohet si klubi më aktiv në merkato. Pas largimit të 11 futbollistëve, të kuqtë nuk kanë humbur kohë për të plotësuar kontingjentin në dispozicion të trajnerit Mehmeti.

Në javët e para të merkatos, ‘Demat’ afruan 6 futbollistë, duke qenë skuadra që ka realizuar më tepër operacione gjatë verës, përkrah Kukësit. Por tashmë kryeqytetasit kalojnë në avantazh.

Partizani ka arritur akordin me portierin Bekim Rexhepi. Gardiani i cili ishte huazuar nga Shkëndija e Tetovës te Skënderbeu, ka rënë parimisht dakord të firmosë për tre vjet me të kuqtë.

Një përforcim cilësor në kuadër të angazhimeve në Conference League dhe një alternativë e mirë mes shtyllave për Alban Hoxhën. 25-vjeçari u konfirmua si një prej portierëve më të mirë të kampionatit, edhe pse ndodhej në skuadrën e vendit të fundit.

Nga një tjetër rivalë e Superiores, Kukësi, ata kanë siguruar edhe mbrojtësin Edison Ndreca. 27 vjeçari do të jetë i angazhuar me të kuqtë vetëm në ndeshjet ndërkombëtare dhe në startin e kampionatit do të kthehet te verilindorët.

Mbrojtja është përforcuare dhe me David Atanaskoski, i cili luan në krahun e majtë dhe vjen nga Maqedonia. Mediat fqinje kanë njoftuar se 25-vjeçari i Makedonija Gjorče Petrovka gjetur akordin me të kuqtë, pasi ishte lojtar i lirë.