Pas Interit, edhe Milani godet me një Asllani, është ylli i Suedisë

Përditësuar më: 20/6/2022, ora 15:17

Pas Interit, edhe Milani godet me një Asllani, është ylli i Suedisë

Përditësuar më: 20/6/2022, ora 15:17

Në ditën kur Interi ka mbyllur marrëveshjen me talentin e kombëtares kuqezi, Kristjan Asllani, kushërinjtë e Milanit kanë goditur me një yll të futbollit, që mban të njëjtin gjak dhe mbiemër.

Nuk bëhet fjalë për futbollin për meshkuj, por për atë për femra, dhe Asllani që do vijë në Milanon kuqezi është Kosovare Asllani, nga shtyllat e kombëtares suedeze, ku e cilësojnë si “Ibra e femrave”, pasi ka shënuar 43 gola në 160 ndeshje.  

Në karrierë, 32-vjeçarja e lindur në Kristianstad nga prindër kosovarë, ka luajtur në ekipe prestigjioze si Manchester City, Paris Saint Germain dhe së fundmi Real Madrid, dhe pas 10 vitesh mund t’i bashkohet sërish Zlatan Ibrahimovic, me te cilin në Paris u prezantuan në të njëjtën ditë, 10 vite më parë.