Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Punëtori i bën dëmin Cristiano Ronaldos, i përplas makinën e veçantë

Nga A2 CNN
20 Qershor 2022, 22:17 | Futboll

Një nga makinat më luksoze të Cristiano Ronaldo është përfshirë në një aksident rrugor në Majorka, aty ku familja e futbollistit qëndron për disa ditë pushime.

Mësohet se aksidenti është shkaktuar nga një punëtor i Ronaldos, i cili kishte si detyrë që ta dërgonte makinën Bugatti Veyron, me vlerë 1,7 milionë paundë, në vendin ku ylli portugez po pushonte.

Burimet bëjnë me dije se C7 nuk ka qenë i pranishëm në momentin e aksidentit, kur mjeti i veçantë luksoz doli nga rruga dhe u përplas me murin rrethues të një shtëpie.

Punëtori shpëtoi pa u lënduar, por nuk mund të thuhet e njëjta gjë për makinën e cila pësoi dëme të mëdha në pjesën e motorit.

A2 CNN Livestream

Dita jonë