Pushimet e Ronaldos me familjen, jahtin luksoz dhe makinën 10 milionë euroshe

Përditësuar më: 20/6/2022, ora 14:01

Pushimet e Ronaldos me familjen, jahtin luksoz dhe makinën 10 milionë euroshe

Përditësuar më: 20/6/2022, ora 14:01

Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez u kanë treguar mbështetësve të tyre në rrjetet sociale çaste nga jeta familjare, duke festuar ditëlindjen e 12-të të djalit të madh të futbollistit Cristiano Jr. 37-vjeçari ndodhet me pushime në Majorka, ku e gjithë familja është bashkuar për të kaluar pushimet në prag të nisjes së një sezoni të ri për legjendën e futbollit.

Cristiano Junior është lindur në Shtetet e Bashkuara në vitin 2010, por u rikthye menjëherë në Madrid për t’u rritur në Spanjë. Identiteti i nënës mbetet edhe sot i panjohur. 12-vjeçari luan momentalisht në akademinë e Manchester United, ku formon dyshen e sulmin me djalin e Wayne Rooney-t, Kai, njëlloj si baballarët e tyre disa vite më parë. Ndërsa Rooney ka nisur tashmë karrierën e trajnerit, Ronaldo vijon të luajë te Manchester United.

Përveç kohës cilësore në vilën ekskluzive të marrë me qira në ishull, Ronaldo është parë edhe duke shijuar Detin Mesdhe me një jaht me dy miqtë e tij, futbollistin e Vitorias José Semedo, dhe fizioterapistin e prezantuesit televiziv, Edu Aguirre. Ishte vetë Ronaldo që postoi foto në Instagram mbi jahtin CG Mare, me vlerë 5,5 milionë paund.

Portugezi gjithashtu solli në ishullin spanjoll edhe makinën e tij të preferuar, Bugatti Centodieci, e cila vlen rreth 10 milionë euro, si dhe një Mercedes G-Class, për të udhëtuar e gjithë familja. Ronaldo e bleu Bugatti-n në vitin 2020. Makina arrin një shpejtësi maksimale prej 380 km/h dhe arrin shpejtësinë 100 km/h në 2,4 sekonda.