Raportuesja e PE për Kosovën, Von Cramon: Jo vetëm Ukrainës, jepini edhe Ballkanit diçka

Përditësuar më: 20/6/2022, ora 13:23
viola 1082x720

Raportuesja e PE për Kosovën, Von Cramon: Jo vetëm Ukrainës, jepini edhe Ballkanit diçka

Përditësuar më: 20/6/2022, ora 13:23

“Duhet t’i jepni diçka edhe Ballkanit Perëndimor, jo vetëm Ukrainës dhe vendeve të tjera ish-sovjetike”. Ishte kjo thirrja e drejtpërdrejtë e raportueses së Parlamentit Europian për Kosovën, Viola von Cramon, drejtuar zyrtarëve të Brukselit.

Politikania gjermane sugjeroi që të hapen negociatat e anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, të liberalizohen vizat për Kosovën, dhe Bosnjë-Hercegovinës t’i jepet statusi i vendit kandidat për anëtarësim në BE.

Eurodeputetja thotë se kjo do të tregojë se Unioni e mban fjalën dhe se besimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor ndaj BE-së, nuk është humbur plotësisht.

Von Cramon thotë se nuk është në dijeni të detajeve të propozim të Sllovenisë, lidhur me afrimin e Ballkanit Perëndimor me Bllokun Europian. Këto deklarata, eurodeputetja gjermane i bëri gjatë një vizite në Sarajevë.