Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Sekuestrohen 246 kg kanabis në Shkodër, 6 të arrestuar

Nga A2 CNN
20 Qershor 2022, 10:57 | Kronikë
Sekuestrohen 246 kg kanabis në Shkodër, 6 të arrestuar

Policia e Shtetit ka njoftuar sekuestrimin e 246 kg kanabis dhe arrestimin e 6 personave, në operacionin e koduar “Vallas”. Ndërkohë, janë shpallur në kërkim 8 të tjerë, bashkëpunëtorë në veprimtaritë kriminale të kultivimit, prodhimit dhe shitjes së narkotikëve.

Të arrestuarit janë A. T., 28 vjeç, banues në fshatin Oblikë, Shkodër; B. R., 26 vjeç, banues në fshatin Oblikë, Shkodër; H. M., 51 vjeç, banues në Vallas, Shkodër; L. Ç., 34 vjeçe, banuese në Milot, Lezhë; A. U. 48 vjeç, banues në Velinaj, Shkodër dhe D. H. 42 vjeçe, banuese në Tiranë.

Si rezultat i kontrollit në banesën e shtetasit të arrestuar A. T., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 246 kilogramë lëndë të dyshuar narkotike kanabis, një automjet dhe 11 aparate celularë, të cilat dyshohet se përdoreshin nga autorët për zhvillimin e kësaj veprimtarie kriminale.

A2 CNN Livestream

Dita jonë