Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

32-vjeçarja fejohet me vrasësin e dënuar 40 vjet, s’e ka takuar kurrë, por u mahnit nga poezitë

Nga A2 CNN
21 Qershor 2022, 21:52 | Lifestyle

Një 32-vjeçare britanike, e cila është edhe nënë, është fejuar me një vrasës i cili po vuan dënimin me 40 vite burg në Amerikë.

Laura O'Sullivan nuk e ka takuar kurrë në jetën e saj 31-vjeçarin Terrell Ravon Reese, por u dashurua me atë dy muaj pasi nisi të lexojë letrat dhe poezitë e tij të “bukura”. Madje, ata janë duke planifikuar edhe martesën e tyre vitin e ardhshëm.

32-vjeçarja e njohu të dashurin e saj teksa përdori aplikacionin "JPay", me anë të të cilit të burgosurve ju lejohet të komunikojnë me një person jashtë burgut.

Terrell u dënua më 1 gusht të vitit 2009 për vrasjen brutale të Justin Solomon në Detroit.

A2 CNN Livestream

Dita jonë