Aktori Ben Stiller vizitë në Kiev, takon presidentin Zelensky: Ju jeni heroi im

Përditësuar më: 21/6/2022, ora 12:53

Aktori Ben Stiller vizitë në Kiev, takon presidentin Zelensky: Ju jeni heroi im

Përditësuar më: 21/6/2022, ora 12:53

Aktori i mirënjohur amerikan, Ben Stiller, u takua me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky në Kiev, si pjesë e funksionit të tij si ambasador i Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Refugjatët. Komediani e konsideroi Zelenskin një hero dhe e komplimentoi për karrierën e mëhershme në botën e televizionit dhe kinematografisë.

 “Është një nder i madh për mua dhe kënaqësi që ju shoh. Është vërtetë e mrekullueshme. Ju jeni heroi im. Jeni njeri i mrekullueshëm. Hoqët dorë nga një karrierë e mirë për këtë. Ajo çfarë keni bërë dhe mënyra se si mobilizuat shtetin dhe botën, është me të vërtetë frymëzuese”, tha aktori.

Stiller po shërben si ambasador i UNCHR që prej vitit 2016. Aktori i Hollivudit u prit nga presidenti ukrainas pas një ndalesë që bëri në Irpin, ku dëshmoi me sytë e tij luftimet e ashpra dhe masakrat e kryera nga Rusia.

“Lufta dhe dhuna po shkatërrojnë njerëzit në mbarë botën. Askush nuk zgjedh të braktisë shtëpinë e tij. Të kërkosh siguri është një e drejtë dhe duhet të zbatohet për çdo person”.

Gjatë vizitës në Ukrainë, Stiller bëri një ndalesë edhe në Lviv.