Balotelli larg futbollit, në plazh me vajzën dhe të dashurën e re

Përditësuar më: 21/6/2022, ora 18:24

Balotelli larg futbollit, në plazh me vajzën dhe të dashurën e re

Përditësuar më: 21/6/2022, ora 18:24

Mario Balotelli mbylli një sezon fantastik në elitën e futbollit të Turqisë me skuadrën e Adana Demirspor, ku në 31 ndeshje realizoi 18 gola dhe dhuroi edhe 4 asiste.

Ndërsa mediat në Itali shkruajnë çdo ditë për të ardhmen e 31-vjeçaret, të cilën më shumë e lidhin me klubin e Berlusconit, Monza, aktualisht Balotelli është duke pushuar me vajzën e tij 8-vjeçare dhe të dashurën e tij të re.

Ai është fotografuar në fillim të kësaj jave në plazhet e Sardenjës, ku dukej nën shoqërinë e Pia-s vajzës së tij me ish-të dashurën, modelen Raffaella Fico.