Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Chiara Ferragni do të prezantojë natën e parë dhe të fundit të "Sanremo 2023"

Nga A2 CNN
21 Qershor 2022, 07:55 | Showbiz
Chiara Ferragni do të prezantojë natën e parë dhe të

Chiara Ferragni do të jetë bashkëprezantuese e mbrëmjes së parë dhe të fundit të Festivalit të 73-të të Sanremos. Lajmin e ka bërë të ditur drejtori artistik i eventit, Amadeus.

"Chiara Ferragni do të hapë dhe do të mbyllë Festivalin, mbrëmjet e së martës 7 dhe të shtunën 11 shkurt 2023", njoftoi Amadeus.

Festivali do të mbahet në shkurt të vitit të ardhshëm, por drejtori artistik tashmë ka nisur punën për të.

“Rregullorja tashmë është publikuar dhe kam filluar të dëgjoj këngët e të rinjve dhe të mëdhenjve”, tha ai.

Edhe Ferragni e ka mirëpritur propozimin.

 “Faleminderit Amadeusit që donte që unë të isha në krah të tij të hapja dhe të mbyllja Sanremo 2023”, ka shkruar blogerja në një postim në Instagram.

Chiara Ferragni është e fundit nga partneret e zgjedhura nga Amadeus për të bashkëorganizuar Festivalin. Në vitin 2022 në skenë dolën me radhë Lorena Cesarini, Drusilla Foer, Maria Chiara Giannetta, Sabrina Ferilli dhe Ornella Muti. Në vitin 2021 radha ishte e Matilda de Angelis, Serena Rossi, Beatrice Venezi, Vittoria Ceretti dhe Elodie. Kujtojmë se në vitin 2020 bahskëprezantuese e këtij festivali ishte edhe prezantuesja shqiptare, Alketa Vejsiu.

Në edicionin e fundit të Sanremos triumfuan Mahmood dhe Blanco.

A2 CNN Livestream

Dita jonë