Dy gëzime në një ditë për Interin

Publikuar më: 21/6/2022, ora 22:52
tifozet e interit 1277x720

Dy gëzime në një ditë për Interin

Publikuar më: 21/6/2022, ora 22:52

Belgu Lukaku do të veshë sërish bluzën zikaltër të Interin në sezonin e ri. Mediat italiane shkruajnë se Interi dhe Chelsea kanë rënë dakord për huazimin e gjigantit të sulmit për 8 milionë euro plus bonuset.

Sipas faqes zyrtare të Interit, pritet që Lukaku të kryejë testet mjekësore ditën e premte. Qendërsulmuesi u largua vetëm një vit më parë për 113 milionë euro, por menjëherë shprehu keqardhje për vendimin dhe tha në dhjetor se donte të kthehej në “San Siro”.

Por nuk mbyllet këtu për zikaltrit, më herët gjatë kësaj të marte, trajneri Inzaghi zgjati kontratën deri në vitin 2024.