Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

E ardhmja e Kumbullës, mister

Nga A2 CNN
21 Qershor 2022, 08:10 | Futboll
E ardhmja e Kumbullës, mister

E ardhmja e Marash Kumbullës mbetet një mister. Mbrojtësi kuqezi nuk duket në planet e trajnerit Jose Mourinho dhe gjithmonë është parë si një zëvendësues për teknikun portugez.

Kjo mund të bëjë që Kumbulla ta mendojë sërish të ardhmen, pavarësisht se dëshira e tij është të qëndrojë në kryeqytet.

Torino është një nga skuadrat e interesuara për futbollistin shqiptar. Sigurisht nuk pritet të jetë një transferim i lehtë, pasi Roma dy sezone më parë shpenzoi afro 22 milionë euro për ta marrë nga Verona dhe e vetmja mundësi është që Torino ta afrojë Kumbullën në formë huazimi.

A2 CNN Livestream

Dita jonë