Gjermania publikon në internet listën e armëve të dërguara në Ukrainë

Përditësuar më: 21/6/2022, ora 13:29
armet 1280x720

Gjermania publikon në internet listën e armëve të dërguara në Ukrainë

Përditësuar më: 21/6/2022, ora 13:29

Qeveria gjermane ka publikuar në faqen e saj të internetit një listë të armëve që Gjermania ka furnizuar ose do t’i furnizojë Ukrainës.

Berlini vendosi kështu të ndiqte “praktikën e aleatëve të tij më të afërt, siç janë Shtetet e Bashkuara”.

Lista përfshin materiale dhe armë nga stoqet e Bundeswehr-it, si dhe furnizime nga industria gjermane e luftës të dorëzuara falë financimit gjerman. Lista, tha ekzekutivi, do të përditësohet rregullisht.