Helikopteri rus në hapësirën e ajrore të NATO-s, “po simulohen sulme me raketa”

Përditësuar më: 21/6/2022, ora 22:12
helikopteri rus mi 8 1280x702

Helikopteri rus në hapësirën e ajrore të NATO-s, “po simulohen sulme me raketa”

Përditësuar më: 21/6/2022, ora 22:12

Tensionet mes Rusisë dhe shteteve baltike janë në kulmin e tyre gjatë ditëve të fundit. Autoritetet në Estoni kanë akuzuar së fundmi Moskën se është duke simuluar sulme me raketa, ndërsa një helikopter rus ka shkelur hapësirën ajrore të këtij shteti, i cili është pjesë e NATO-s.

Ushtria e Estonisë tha në një deklaratë se helikopteri rus, një MI-8, shkeli hapësirën ajrore në juglindje të vendit, në Koidula. Ai qëndroi në hapësirën ajrore të Estonisë për rreth 2 minuta.

Helikopterët MI-8 janë nga më të përdorurit nga ushtria e Vladimir Putin gjatë luftës në Ukrainë, për të transportuar trupa ushtarake në numër të vogël, por edhe për furnizime me raketa apo armë të tjera.

“Gjatë kësaj jave ka pasur shumë veprime provokuese përgjatë kufirit nga Rusia. Rusia po simulon sulme me raketa kundër Estonisë. Kjo gjë po bëhet e përditshme. Kjo është tabloja e kërcënimit dhe nuk ka qenë kurrë kaq serioze sa tani”, tha Kusti Salm, sekretar i përhershëm në ministrinë e mbrojtjes të Estonisë.