I gjithë qyteti në ujë, fëmijët në garë për të marrë pakot me ushqime nga helikopteri

Përditësuar më: 21/6/2022, ora 15:03

I gjithë qyteti në ujë, fëmijët në garë për të marrë pakot me ushqime nga helikopteri

Përditësuar më: 21/6/2022, ora 15:03

Teksa miliona vetë përpiqen të përballojnë pasojat e përmbytjeve dhe shirave të rrëmbyeshëm në Bangladesh, autoritetet vendase mundet të ndërhyjnë vetëm nga ajri për të ndihmuar sadopak.

Pamjet dramatike të kapura në kamera tregojnë momentin kur një helikopter i ushtrisë së Bangladeshit afrohet në qytezën Sylhet, e gjitha nën ujë. Prej aty ushtarët hedhin pako me ushqime dhe materiale të ndihmës së shpejtë drejt tarracës së një banese, ku janë mbledhur disa dhjetëra fëmijë të cilët futen në garë për t’i kapur.

Pamje të tilla janë regjistruar thuajse në të gjithë veriun e vendit, ku miliona vetë kanë mbetur të bllokuar nga uji. Situatë të ngjashme po përjeton edhe India. Në të dyja shtetet, 59 persona kanë humbur jetën si pasojë e rrufeve dhe rrëshqitjeve të dheut të shkaktuara nga rrebeshet.