Mbytet restoranti lundrues i Hong-Kongut

Përditësuar më: 21/6/2022, ora 10:38

Mbytet restoranti lundrues i Hong-Kongut

Përditësuar më: 21/6/2022, ora 10:38

Restoranti lundrues “Jumbo”, shumë i famshëm në Hong-Kong, është mbytur në Detin e Kinës Jugore, siç raporton gazeta lokale “South China Morning Post”.

Kjo ngjarje vjen vetëm pak ditë pasi restoranti u nis nga vendi ku ka qenë vendndodhja e tij për dekada dhe u përmbys kur po kalonte Ishujt Paracel, në Detin e Kinës Jugore, gjatë fundjavës. Fatmirësisht, asnjë anëtar i ekuipazhit nuk u lëndua.

“Thellësia e ujit në zonë është mbi 1000 metra, gjë që e bën jashtëzakonisht të vështirë kryerjen e operacioneve të shpëtimit”, tha një zëdhënës i “Aberdeen Restaurant Enterprises”.

Restoranti, i cili kushtoi 32 milionë dollarë të Hong-Kongut kur u ndërtua në vitet ‘70, ishte drejtuar për në Azinë Juglindore, por nuk pranoi të zbulonte destinacionin e saktë.

Për momentin, hetimet vazhdojnë.