Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Pësoi sulm në zemër pas operacionit të bajameve, ndërron jetë “miss” Brazili

Nga A2 CNN
21 Qershor 2022, 19:39 | Showbiz

Gleycy Correia, mbretëresha e bukurisë në Brazil në vitin 2018, ka ndërruar jetë në moshën 27-vjeçare pas një ataku kardiak.

Gleycy Correia ndërroi jetë në një spital privat të hënën, ndërsa pak muaj më parë kishte kryer një operacion rutinë të heqjes së bajameve. Ajo pësoi një sulm në zemër në muajin prill, ndërsa qëndroi në koma për dy muaj.

“Ajo iu nënshtrua një operacioni për të hequr bajamet dhe pas pesë ditësh në shtëpi pati hemorragji. Më 4 prill, vajza pësoi sulm në zemër dhe që prej asaj kohe ishte në koma, ndërsa të hënën ndërroi jetë”, tha në një deklaratë familja.

Trupit të pajetë të 27-vjeçares do t’i bëhet autopsia, ndërsa familjarët dyshojnë në ndërhyrje të pakujdesshme të mjekëve.

A2 CNN Livestream

Dita jonë