Në një mendje, por të përçarë! Avokatët në Vlorë bojkotojnë edhe masat e sigurisë

Përditësuar më: 21/6/2022, ora 13:09

Në një mendje, por të përçarë! Avokatët në Vlorë bojkotojnë edhe masat e sigurisë

Përditësuar më: 21/6/2022, ora 13:09

Të gjithë kundër hartës së re gjyqësore, por me qëndrime të ndryshme mbi mënyrën e reagimit. Kjo është situata ku ndodhen sot avokatët e Shqipërisë, të cilët një pjesë vijojnë bojkotin ndërsa të tjerë vijojnë punën normalisht. Avokatët e veriut dhe ato të jugut dhe juglindjes vijojnë të bojkotojnë seancat gjyqësore, ndërsa avokatët e Shqipërisë së mesme në trekëndëshin Tiranë, Elbasan, Durrës vijojnë punën normalisht.

I pyetur rreth kësaj situate kryetari i Dhomës së Avokatisë së Shkodrës, shprehet se mirë do të ishte që qëndrimi të ishte në unison i gjithë avokatëve, por shprehet se çdo dhomë merr vendimin që i duket më i drejtë.

Ndërsa për avokatin e Korçës, kjo situatë tregon se dhoma kombëtare e avokatisë është e përçarë.

Sakaq, avokatët e Vlorës kanë përshkallëzuar më tej protestën e tyre, duke bojkotuar për dy ditë edhe masat e sigurisë.

Sipas tyre harta e re gjyqësore është bërë nga persona që nuk e njohin realitetin e gjyqësorit në vend.

Ndërkohë avokatët si në jug edhe në veri paralajmërojnë përshkallëzime të mëtejshme të protestës së tyre kundër hartës së re gjyqësore.