
Një verë e mbushur me miqësore luksi
Sezoni 2022-2023 do të jetë i tejmbushur për futbollistët, që përveç kalendarit që kanë me ekipet e tyre, do të luajnë dhe në Kupën e Botës “Katar 2022”.
Megjithatë, padyshim një fazë përgatitore e mirë do t’ia lehtësonte sadopak ngarkesën e madhe që ata kanë. Diçka e tillë nuk ndihmon vetëm lojtarët, por edhe vetë trajnerët që të provojnë futbollistët e rinj në moshë dhe ata që iu bashkohen klubeve në merkaton e verës.
Në këtë fazë, nuk do të mungojnë përballjet mes klubeve të mëdha, të cilat dhe pse në kuadrin e një miqësore gjithmonë kanë marrë vëmendje maksimale.
Deri më tani, kemi 5 përballje fantastike: Manchester United-Liverpool (12 korrik), Bayern Munich-Manchester City dhe Arsenal-Chelsea (23 korrik), Barcelona-Real Madrid (24 korrik) dhe Barcelona-Juventus (27 korrik).