Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Pas denoncimit të Lames, Prokuroria nis hetimet për dosjet e dëmtuara në Kadastrën e Tiranës

Nga A2 CNN
21 Qershor 2022, 15:36 | Kronikë
Pas denoncimit të Lames, Prokuroria nis hetimet për dosjet e

Prokuroria e Tiranës nis kryesisht hetimet për veprat penale të “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Zhdukjes dhe vjedhjes se dokumenteve” për humbjen apo dëmtime të tjera të regjistrave të kadastrës Tiranë.

“Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, duke marrë shkas nga deklaratat e bëra në mediat e shkruara dhe audiovizive nga ana e Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Z. Artan Lame, lidhur me humbjen apo dëmtime të tjera të faqeve të regjistrave të kadastrës, për zonat në zhvillim të Tiranës si Farka, Ndroqi, Shën Gjergji etj, ka filluar kryesisht, hetimet duke regjistruar procedimin penal nr. 4807 datë 21.06.2022, për veprat penale të “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Zhdukjes dhe vjedhjes se dokumentave”, parashikuar nga neni 248 dhe 192/a i Kodit Penal, pa autorë të dyshuar”, thotë Prokuroria në një njoftim për mediat.

https://a2news.com/2022/06/18/nga-2342-regjistra-2100-te-demtuar-ne-tirane-lame-raporti-do-te-percillet-per-hetim-zgjidhja-perfundimtare-digjitalizimi/

“Lidhur me faktet e sipërpërmendura Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, është e angazhuar maksimalisht që të hetojë në drejtim të zbulimit dhe vënies përpara përgjegjësisë penale të çdo zyrtari apo personi të përfshirë në veprimtari të kundërligjshme në dëm të interesave të ligjshme te qytetarëve apo shtetit”.

A2 CNN Livestream

Dita jonë