Rama përshëndet marrëveshjen Kosovë-Serbi: Kjo është rruga e duhur

Përditësuar më: 21/6/2022, ora 17:42
17 QERSHOR EDI RAMA frame 40804 1280x720

Rama përshëndet marrëveshjen Kosovë-Serbi: Kjo është rruga e duhur

Përditësuar më: 21/6/2022, ora 17:42

Kryeministri Edi Rama reagoi përmes një statusi në rrjetet sociale për marrëveshjen e arritur mes Kosovës dhe Serbisë në fushën energjetike.

Për kreun e qeverisë, kjo është rruga e duhur të cilën dy vendet duhet të ndjekin.

“Gjë shumë e mirë marrëveshja e firmosur mes Kosovës e Serbisë për energjinë në Veri. Kjo është rruga e duhur. Të tjerat janë humbje kohe duke rrejt veten”, shkruan Rama.