“Rreziku rus mund të vijë deri këtu”, Rama: Ballkani, hallkë e dobët, NATO të hapë dyert për Finlandën dhe Suedinë

Përditësuar më: 21/6/2022, ora 12:51

“Rreziku rus mund të vijë deri këtu”, Rama: Ballkani, hallkë e dobët, NATO të hapë dyert për Finlandën dhe Suedinë

Përditësuar më: 21/6/2022, ora 12:51

Kryeministri Edi Rama theksoi se kërcënimi rus është i real edhe për Ballkanin. Në një konferencë për mediat me Kryeministren e Finlandës, Sanna Marin, Rama shtoi se mirëpret anëtarësimin e vendit nordik dhe Suedisë në aleancën ushtarake.

“Ne jemi në një fron kundër agresionit rus në Ukrainë dhe Finlanda ka shumë për të na mësuar, pasi për shkak të historisë e pozicionit të vet e njeh shumë mirë agresorin dhe natyrën e tij. Duke qenë një vend që ka pasur në të shkuarën mundësinë të nxjerrë shumë mësime nga fqinjësia me Rusinë mendoj që ka dhe një zë shumë të respektueshëm për të kuptuar sa e rëndësishme është rezistenca dhe sa e rëndësishme është lidhja që disa nuk duan ta bëjnë mes asaj që ndodhi në Ukrainë dhe asaj që mund të vijë deri këtu. Në këtë kontekst Ballkani është një hallkë e dobët, delikate dhe për këtë arsye, eksperienca dhe fjala e Finlandës ka shumë rëndësi për të gjithë komunitetin”, tha Rama.

“Mbështesim me gjithë bindjen tonë anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO. Në çdo aspekt janë vlerë e shtuar e aleancës dhe që për më tepër në kushtet e sotme, dyert duhet të jenë të hapura në të katër kanatet për hyrjen e tyre. Madje ndihemi të privilegjuar që na jepet mundësia të bëjmë një gjë për Finlandën, kjo nuk është pak”.

Të dy folën edhe për çeljen zyrtare të bisedimeve. “Kur një vend tjetër nxirrte pengesa, unë thosha “si ka mundësi që Finlanda nuk i ka këto probleme me ne?” Për këtë unë ju jam mirënjohës. I thashë që nuk pres asgjë të re, megjithatë deri në fund, vendet po përpiqen me Bullgarinë për të hapur një shteg të arsyes dhe për ta çliruar procesin”, tha Marin.