
Topi i finales së Champions shitet për një shumë marramendëse
Topi i përdorur në finalen e Champions League, mes Liverpool dhe Real Madrid, është shitur në një ankand për shumën e 24 000 paundëve.
Këto para do të shkojnë për Agjencinë e Kombeve të Bashkuara për Refugjatët dhe jo më kot ky ankand u zhvillua të hënën, në Ditën Ndërkombëtare të Refugjatëve.
Një detaj i veçantë është se në topin e finales së Champions League është e shkruar edhe fjala “paqe”, në rusisht dhe në gjuhën ukrainase.
Topi u përdor vetëm në fillim të ndeshjes dhe u zëvendësua menjëherë.