Vllaznia me skuadër të re sezonin tjetër, largohet dhe Adili, 9 largime te kuqeblutë

Përditësuar më: 21/6/2022, ora 11:14
VLLAZNIA ADILI E MBYLL ME SHKODRANET frame 950 1280x720

Vllaznia me skuadër të re sezonin tjetër, largohet dhe Adili, 9 largime te kuqeblutë

Përditësuar më: 21/6/2022, ora 11:14

Vllaznia vijon pastrimet në skuadër duke larguar emra të mëdhenj që kanë lënë gjurmë te kuqeblutë të paktën këto dy vitet e fundit. Mevlan Adili nuk do të jetë më pjesë e shkodranëve sezonin e ri.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë lojtari që me anë të një postimi në faqen e tij informoi tifozët për vendimin e marrë. 28-vjeçari prej kohësh ishte në dilemë lidhur me të ardhmen e tij dhe pas shumë diskutimesh me drejtuesit, palët nuk kanë arritur në një marrëveshje.

Në këtë mënyrë, futbollisti shkupjan, mbyll aventurën 2-vjeçare me klubin shkodran me të cilin fitoi dy herë radhazi Kupën e Shqipërisë, ndërsa sezonin që u mbyll, Adili u aktivizua në 44 ndeshje dhe shënoi një gol.

Adili ishte lojtari i nëntë i larguar nga Kuqeblutë që duket se sezonin e ri do të vijnë me një skuadër të ndërtuar nga e para.

Dianje, Krymi, Panos, Mustedanagiç, Viktor Da Silva, Gjurgjeviç dhe së fundmi Abdurraman Fangaj janë disa prej futbollistëve më të rëndësishëm që kanë mbyllur përpara kohe kontratën me shkodranët. Deri më tani, Vllaznia ka bërë dy goditje në merkato si rikthimi i Dajan Shehit, si dhe mesfushori kosovar, Lorik Boshnjaku.