Abigela Voshtina zgjidhet drejtoresha e re e Teatrit të Operas dhe Baletit

Përditësuar më: 22/6/2022, ora 18:05
Abigela Voshtina zgjidhet drejtoresha e re e Teatrit te Operas dhe Baletit 1280x720

Abigela Voshtina zgjidhet drejtoresha e re e Teatrit të Operas dhe Baletit

Përditësuar më: 22/6/2022, ora 18:05

Abigela Voshtina zgjidhet drejtoresha e re e Teatrit të Operas dhe Baletit.

Shtatë kandidatët për drejtimin e operas, Zana Çela, Josif Gjipali, Adela Muçollari, Abigela Voshtina, Kleanthi Gjika, Tomorr Kokona dhe Arben Skënderi, dolën para komisionit për të prezantuar platformat menaxheriale më 7 qershor.

Sot, komisioni vendosi të zgjedhë Voshtinën në krye të institucionit, duke zevendesuar Zana Çelën.

Voshtina ka qenë për 8 vite drejtoreshë Artistike e Operas, që në kohën kur në krye të saj ishte Ilir Kerni.

Në vitin 2016 ish-Drejtori Ilir Kerni i dha paralajmërim për përjashtim, por asokohe drejtoresha e sektorit të operas e paditi Kernin. Gjykata vendosi në maj të po atij viti rrëzimin e padisë. Pak muaj më vonë artistët e Orkestrës Simfonike të TKOB që kanë dashur largimin e saj nga ky pozicion në 2017-ën, madje edhe duke bërë një peticion ku e akuzonin për përdorim të postit për përfitime personale, shkelje të rregullores, probleme komunikimi etj.