
Aksident me vdekje në Shkodër
Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e së mërkurës në aksin rrugor Shkodër-Hani i Hotit në afërsi të një kompleksi sportiv.
Sipas të dhënave paraprake, një makinë ka përplasur një biçikletë, ku për pasojë drejtuesja e saj ka mbetur e vdekur. Viktima është rreth 35-40 vjeç, ndërkohë që ende nuk dihet identiteti i saj.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Shtoj i Vjetër, ndërkohë që policia po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit. Drejtuesi i mjetit që u përfshi në aksident u shoqërua në komisariat.