Ankand për Vrionin, Juventus kërkon 10 milionë euro, interes nga ekipe të pesë ligave të mëdha

Përditësuar më: 22/6/2022, ora 15:15
01g4myzn41nnbxdptxrt 1280x720

Ankand për Vrionin, Juventus kërkon 10 milionë euro, interes nga ekipe të pesë ligave të mëdha

Përditësuar më: 22/6/2022, ora 15:15

Giacomo Vrioni në qendër të merkatos. Pasi përfundoi huazimin te Tiroli, ku u shpall edhe golashënuesi më i mirë në Austri, sulmuesi u kthye te Juventusi.

Ofertat për 23-vjeçarin nuk mungojnë. Në Serie A, interes konkret ka shfaqur Sampdoria, por konkurrenca është rritur.

Skuadra nga Franca, Holanda, Belgjika e Turqia synojnë shërbimet e sulmuesit. Nga shitja e Vrionit, Juventusi shpreson të sigurojë rreth 10 milionë euro.

Futbollisti shqiptar shënoi 19 gola me skuadrën e tij të Tirol dhe u shpall më i miri i sezonit së bashku me yllin e Salzburg, dhe tashmë blerja më e re e Dortmundit, Adejemi.