Avioni nuk frenon dhe godet kullën e vrojtimit, pasagjerët shpëtojnë mrekullisht

Përditësuar më: 22/6/2022, ora 12:14

Avioni nuk frenon dhe godet kullën e vrojtimit, pasagjerët shpëtojnë mrekullisht

Përditësuar më: 22/6/2022, ora 12:14

Momente frike sot në aeroportin e Majemit, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pasi një avion civil i kompanisë Red Air për shkak të një defekti teknik teksa po ulej në pistë, nuk arriti të frenonte duke goditur një nga kullat e vrojtimit.

Avioni, që transportonte 126 pasagjerë dhe 11 persona të personelit dhe i përkiste një kompanie të re të Republikës Dominikane, mori flakë, por fatmirësisht pasagjerët arritën të zbrisnin nga daljet e emergjencës.

Sipas autoriteteve amerikane, tre prej tyre janë transportuar në spital me urgjencë, ndërkohë që të tjerët tregojnë momentet e terrorit, ndërkohë që aksidenti mund të kishte shkaktuar një bilanc shumë më të rëndë.