“BE duhet të bëjë të besueshme formulën e zgjerimit në Ballkanin Perëndimor”

Përditësuar më: 22/6/2022, ora 10:05
sarazin 1280x720

“BE duhet të bëjë të besueshme formulën e zgjerimit në Ballkanin Perëndimor”

Përditësuar më: 22/6/2022, ora 10:05

“BE duhet të bëjë të besueshme formulën e zgjerimit në Ballkanin Perëndimor dhe të shpërblejë shtetet që plotësojnë kushtet”.

Kjo është deklarata e bërë nga i dërguari i qeverisë gjermane për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarazin, i cili paralelisht kërkoi edhe liberalizimin e vizave për Kosovën.

Por, Sarazin shprehet me skepticizëm për nismën e “Ballkanit të Hapur”.

“Është e rëndësishme që të mos hapen struktura paralele. Përveç kësaj, duhet të jetë gjithmonë e qartë se në asnjë mënyrë ato nuk e zëvendësojnë anëtarësimin në BE”, shtoi ai.