Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Bullgaria jep sinjale pozitive, Presidenti maqedonas rrit tensionet: Na kanë poshtëruar më shumë se Greqia në 20 vite

Nga A2 CNN
22 Qershor 2022, 12:39 | Ballkani
Bullgaria jep sinjale pozitive, Presidenti maqedonas rrit tensionet: Na

Nga Bullgaria vijnë sinjale pozitive për heqjen e vetos ndaj Maqedonisë së Veriut, çka do t’i jepte kështu dritën jeshile nisjes së negociatave për anëtarësim në BE edhe të Shqipërisë. Por kjo nuk e ka ndalur Presidentin e Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, që të sulmojë Bullgarinë, duke rritur tensionet në një moment të papërshtatshëm.

“E kam këshilluar Kryeministrin Kovaçevski që të mos shkojë në Samitin e Brukselit vetëm për të bërë foto dhe për të duruar poshtërimin e Bullgarisë”, tha Pendarovski në një intervistë me TV24.

https://a2news.com/2022/06/22/negociatat-ish-kryeministri-bullgar-kerkon-heqjen-e-vetos-ndaj-maqedonise-se-veriut/

Sipas tij, Kovaçevski nuk ka çfarë bën në takim, sidomos pasi në takimin e një dite më parë, pala bullgare ka paraqitur kërkesa të reja për heqjen e vetos. “Ne politikanët e vendeve të vogla shpesh gjendemi në situata ku na duhet të dorëzohemi, por mendoj se në dy vitet e fundit kemi përjetuar në poshtërim nga Bullgaria, më shumë se sa nga Greqia në 20 vite”, tha Pendarovski.

Ai komentoi edhe deklaratën e Kishës Ortodokse të Bullgarisë, e cila refuzoi të njihte Kishën e Maqedonisë së Veriut me emrin Kisha e Ohrit. “Mendojeni pak, ata thonë se e njohin Kishën e Maqedonisë së Veriut, por do të mendohen pak më shumë për emrin. Kush janë ata që mund të mendohen për këtë?”, tha Pendarovski.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani