Deklarimi i të ardhurave, Ibrahimaj: Me ligjin e ri do të njihen shpenzimet për fëmijët

Përditësuar më: 22/6/2022, ora 22:39

Deklarimi i të ardhurave, Ibrahimaj: Me ligjin e ri do të njihen shpenzimet për fëmijët

Përditësuar më: 22/6/2022, ora 22:39

Ministrja e ekonomisë, Delina Ibrahimaj, zbuloi në A2 CNN, e ftuar në A2 Business me Aurora Sulçen se ligji i ri për deklarimin e të ardhurave do të njohë edhe shpenzimet për fëmijët, të cilat do të zbriten.

“Ligji parashikon njohje të shpenzimeve për fëmijët, të cilat më parë nuk kanë qenë të njohura për çështjet fiskale. Kemi parashikuar që për çdo fëmijë të ketë një njohje të shpenzimeve, me qëllim reduktim të bazës së tatueshme, si për pagat dhe personat fizikë.

Për familjen do të njihen shpenzimet e kryefamiljarit ose familjarit që ka pagën më të lartë. Këto do të deklarohen nga punëdhënësi”, u shpreh ministrja.