Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Eriksen pranë kalimit te klubi i madh anglez

Nga A2 CNN
22 Qershor 2022, 12:30 | Futboll
Eriksen pranë kalimit te klubi i madh anglez

Cristian Eriksen është pranë kalimit te Manchester United. Trajneri i “Djajve të Kuq”, Erik Ten Hag është një nga admiruesit më të mëdhenj të danezit dhe për këtë arsye po bën çmos ta afrojë atë në skuadër.

Në fillim, 30-vjeçari kërkonte të qëndronte në Londër, ku rifilloi të luante për Brentford, në janar, por me paraqitjet e tij ka ngjallur interesin e shumë klubeve të mëdha europiane.

United është klubi favorit për të siguruar shërbimet e mesfushorit, mirëpo edhe interesi nga klubet e tjera nuk mungon. Përmendim këtu West Ham apo një rikthim të mundshëm te Tottenham. 

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani