Gjyqi ndaj ish-kreut të Kushtetueses, shtyhet sërish seanca

Përditësuar më: 22/6/2022, ora 12:40
bashkim dedja 1

Gjyqi ndaj ish-kreut të Kushtetueses, shtyhet sërish seanca

Përditësuar më: 22/6/2022, ora 12:40

Gjykata e Posaçme shtyu për të dytën ditë radhazi seancën ndaj ish-kreut të Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja.

Shkak për dështimin e seancës u bë mosprania e prokurores në sallë për arsye familjare.

Ish-gjyqtari Dedja, i shkarkuar nga vetingu, është i pandehur në GJKKO për akuzën e “fshehjes dhe deklarimit të rreme të pasurisë”.

Sipas SPAK, ai nuk ka deklaruar një apartament në plazhin e Golemit në pronësi të tij, që rezulton të jetë regjistruar në emër të vëllait të Dedjes. Seanca e radhës u caktua më 4 korrik.