Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Hetimet për 6 janarin, zyrtarët elektoralë: Trump dhe mbështetësit na shantazhuan

Nga A2 CNN
22 Qershor 2022, 10:30 | Bota
Hetimet për 6 janarin, zyrtarët elektoralë: Trump dhe

Kërcënime me vdekje dhe dhunë. Me këtë janë përballur zyrtarët elektoralë në Shtetet e Bashkuara, teksa mbështetës të Donald Trump grumbulloheshin jashtë shtëpive të tyre pas zgjedhjeve të 2020-tës. Zëri i Jocelyn Benson, sekretare në shtetin e  Miçiganit.

“Ndihesha e frikësuar. Mendoja, a kanë armë me vete? A do ta sulmojnë shtëpinë time?”, dëshmon  Jocelyn Benson, sekretare në shtetin e  Miçiganit.

Zyrtarët dëshmuan gjithashtu se kishin marrë një sërë telefonatash shantazhuese nga fushata e Trump. E gjithë kjo ndërsa përjetonin atë që disa zyrtarë e kanë përshkruar si taktika të shumta intimidimi nga njeriu më i fuqishëm në SHBA dhe në të gjithë botën, për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve. 

Zyrtarët thonë se refuzuan t’i bindeshin presionit. “Avokati i Trump, Giuliani, na tha se kishin shumë teori por nuk kishin provat”, dëshmoi kryetari i Parlamentit të Arizonës.

https://a2news.com/2022/06/17/hetimet-per-6-janarin-trump-beri-presion-ndaj-pence-qe-te-permbyste-rezultatin-zgjedhor/

Komisioni hetimor hodhi dritë mbi një sërë akuzash të rreme, për një valixhe sekrete të mbushura me vota të manipuluara dhe votues të vdekur në Xhorxhia.

 “Ata pretendonin se bëhej fjalë për 10 315 persona të vdekur. Ne zbuluam fillimisht dy të tillë, dhe më vonë edhe dy të tjerë”, tha Brad Raffensperger, sekretar Shteti në Xhorxhia.

https://a2news.com/2022/06/18/sulmi-ne-kapitol-trump-sulmon-pence-nje-frikacak-dhe-nje-robot/

Në një dëshmi të pashfaqur më parë, ish-prokurori i Përgjithshëm William Barr tha se departamenti i Drejtësisë kishte nisur një hetim mbi pretendimet e Donald Trump se zgjedhjet ishin vjedhur, por se nuk ishte zbuluar asgjë.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani