Integrimi në BE, Berisha: Shqipëria po vendoset sërish në anën e kundërt të historisë

Publikuar më: 22/6/2022, ora 11:35
WhatsApp Image 2022 06 22 at 11.20.19 AM 1081x720

Integrimi në BE, Berisha: Shqipëria po vendoset sërish në anën e kundërt të historisë

Publikuar më: 22/6/2022, ora 11:35

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i pranishëm në tryezën “Të rikthejmë Shqipërinë në rrugën europiane”, deklaroi se “Shqipëria po renditet sërish në anën e kundërt të historisë”.

“Gjatë viteve të qeverisjes së Edi Ramës, u shpërbënë standardet e arritura. Në mënyrë të përsëritur, mendoja se ky njeri nuk ka asnjë interes për integrimin e Shqipërisë në BE. Megjithatë, ky proces është një proces me fuqi të madhe shtytëse. Por, çfarë qëndrimi mbajtëm ne shqiptarët ndaj këtij procesi? Mbajtëm një qëndrim shumë të mefshtë. Nëse u referohemi debateve në shoqërinë tonë dhe opinioneve, ato janë larg atij niveli që duhet të ishin, në përputhje me rëndësinë jetike të këtij procesi. Në këto 8 vite, jo vetëm që nuk u rrit ndërgjegjësimi i qytetarëve për rëndësinë e këtij procesi, për zhvillimet në vend që bllokonin këtë proces, por më shumë u propagandua nga qeveria një Europë që ka problemet e veta të mëdha dhe që ato probleme i pasqyron tek ne”, tha Berisha.

“Kjo që po ndodh këto ditë është përsëritje e asaj që ndodhi në vitin 1944, në kuptim të rreshtimit. Në ato vite, ne u rreshtuam në anën e kundërt të historisë dhe tani po rreshtohemi prapë në anën e kundërt të historisë. Ballkani i hapur, që u themelua në Novi Sad nga Vuçiç, u shpall se kjo është “Jugosllavia e vjetër + Shqipëri”. Në këtë proces u konsoliduan lidhjet jo vetëm me Beogradin, por edhe me Moskën. Ky proces solli një përçarje dhe luftë të ftohtë mes Shqipërisë dhe Kosovës. Një aventurier dhe vasal (Edi Rama) deklaroi dje se refuzon ftesën e Brukselit. Ky vendim u mor përpara në Beograd dhe u shpall nga padroni i tij (Vuçiç). Kurrë ndonjëherë nuk e kemi pasur fatin tonë larg duarve tona sesa sot”, shtoi Berisha.