
Jorgji dhe Rusta, arbitrat shqiptarë të Champions League
Arbitrat shqiptarë do të debutojnë në këtë edicion të Champions League, pikërisht në një ndeshje ku të angazhuar do të jenë futbollistët shqiptarë.
Enea Jorgji do të kryesojë delegacionin, pjesë e të cilit është edhe Emanuela Rusta, në përballjen e Shakhter Soligorsk kunder Maribor, më 13 korrik.
Pjesë e skuadrës bjelloruse janë Valon Ahmedi dhe Ardit Krymi.