Meryl Streep feston 73-vjetorin, njihet si “aktorja më e mirë e brezit të saj

Përditësuar më: 22/6/2022, ora 09:58

Meryl Streep feston 73-vjetorin, njihet si “aktorja më e mirë e brezit të saj

Përditësuar më: 22/6/2022, ora 09:58

Meryl Louise Streep është cilësuar nga media si “aktorja më e mirë e gjeneratës së saj”. Karrierën e saj si aktore, Streep e ka filluar në Nju-Jork gjatë viteve ‘60, në disa shfaqje të Broadway-it. Ndërsa në ekranin e madh, aktorja debutoi gjatë viteve ‘70 me rolin e parë filmik në dramën e “Julia”.

Meryl Streep ka thyer rekordin e aktores më të nominuar për Oscar, me gjithsej 21 nominime, duke fituar tri herë çmimin. Por nuk mbaron këtu, Streep ka marrë gjithashtu 31 nominime për Golden Globe, duke fituar tetë prej tyre, duke u bërë kështu aktorja më e nominuar në historinë amerikane të filmit.

Përsa i përket jetës personale, Meryl Streep njihet për ruajtjen e privatësisë me çdo kusht. Aktorja ka katër fëmijë me skulptorin Don Gummer, me të cilin është e martuar që nga viti 1978.