Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Ngecin negociatat e Interit me Dybala, në garë futet Milani

Nga A2 CNN
22 Qershor 2022, 16:28 | Futboll
Ngecin negociatat e Interit me Dybala, në garë futet Milani

Kur u dukë se ishte vetëm një hap larg për t’u zyrtarizuar si futbollisti më i ri i Interit, situatat mes Dyba-s dhe zikatërve ka ngecur.

Argjentinasi ndodhet ende në Majemi ku po shijon pushimet dhe agjenti i tij tregon se ende nuk ka diçka konkrete mes palëve. Mediat italiane theksojnë se ish-futbollisti i Juventusit është gati për një kontratë 4-vjeçare me 6 milionë euro në sezon plus 1 milion në formë bonusesh.

Gjithsesi, Interi duhet të lehtësohet nga paga e disa lojtarëve për të nisur negociatat me argjentinasin. Pra, fillimisht është i detyruar të shesë, Sancezh, Xheko apo Korrea dhe vetëm në këtë mënyrë mund të afrojë Yllin e Argjentinës.

Aktualisht nuk është parashikuar asnjë takim mes palëve ndërsa së fundmi në garë është vënë dhe Milani. Kuqezinjtë kërkojnë të përfitojnë nga ky moment dhe pse paga që Dybal-a kërkon nuk mund të përballohet dot nga klubi. Megjithatë djalli shpreson se me kalimin e kohës dhe mungesën e alternativave real, lojtari mund të ulë kërkesat ekonomike çfarë mund ta dërgonte në marrëveshjen me milanistët.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani