“Nuk ka përçarje”, Haxhia: Avokatët nuk tërhiqen nga kërkesat e tyre

Publikuar më: 22/6/2022, ora 14:39

“Nuk ka përçarje”, Haxhia: Avokatët nuk tërhiqen nga kërkesat e tyre

Publikuar më: 22/6/2022, ora 14:39

Drejtuesi i Dhomës Kombëtare të Avokatisë, Maksim Haxhia, është shprehur në mbështetje të dhomave vendore të avokatisë, të cilat ndryshe nga kolegët e Shqipërisë së Mesme, kanë vijuar bojkotin e seancave, madje edhe të masave të sigurisë, në shenjë reagimi kundër hartës së re gjyqësore të propozuar për miratim nga KLGJ.

Ai deklaroi se avokatët janë bashkë në betejën e tyre legjitime për të pasur një hartë gjyqësore që garanton aksesin e drejtësisë për qytetarët, pavarësisht vendit ku jetojnë.

Kryeavokati ka renditur edhe pikat e panegociueshme, sipas tij, që qeveria apo KLGJ duhet t’i marrë parasysh në hartën e re gjyqësore. Sipas Haxhisë, harta gjyqësore duhet të ecë paralelisht edhe me hartën territoriale, e cila ende nuk është përcaktuar.

Të gjitha këto pretendime dhe sugjerime, avokatët pritet t’i parashtrojnë ditën e hënë, në Komisionin e Ligjeve, në dëgjesën që është parashikuar të mbahet për hartën gjyqësore.