Panik në Kampionatin Botëror, notarja humbet ndjenjat, përfundon në fund të pishinës
Panik në Kampionatin Botëror, notarja humbet ndjenjat, përfundon në fund të pishinës
Momente frikë janë përjetuar gjatë Kampionatit Botëror të Notit, që është duke u mbajtur në Budapest.
Notarja Anita Alvarez, në fund të performancës së saj, humbi ndjenjat dhe përfundoi në fund të pishinës. Trajnerja e saj ishte e para që u hodh në pishinë për ta nxjerrë nga uji. Për fat të mirë, asgjë me pasoja për notaren amerikane.
Kjo nuk ishte hera e parë që kjo notare kishte humbur ndjenjat gjatë performancës. Mediat shkruajnë se shkak mund të jetë bërë lodhja dhe stresi.