Profili i Eurostat: Të parët për varfërinë, të fundit për të ardhurat për frymë

Përditësuar më: 22/6/2022, ora 15:27

Profili i Eurostat: Të parët për varfërinë, të fundit për të ardhurat për frymë

Përditësuar më: 22/6/2022, ora 15:27

Shqiptarët mbetën populli me të ardhurat më të ulëta për frymë në Rajon e Europë edhe për vitin 2021, duke lënë pas vetëm qytetarët nga Kosova. Sipas Eurostat, fitimet gjatë një viti që qytetarët në vend mundën të grumbullonin, ishin pak më shumë se 5 mijë dollarë, shifër kjo më e ulët veç Kosovës në Rajon dhe gati 7 herë më e pakët se në Bashkimin Europian.

Nga ana tjetër, niveli i varfërisë në vend përllogaritet si më i larti ndër vendet e Ballkanit Perëndimor. Nga matjet rezulton se rreth 22 për qind e popullsisë në vend jeton në varfëri, shifër kjo më e lartë se edhe në Kosovë.

E ndërkohë që rritja e çmimeve po thellon varfërinë dhe hendeku me të pasurit po rritet, ekspertët kërkojnë ndërhyrjen urgjente të qeverisë për të garantuar mbrojtjen sociale. Krahasuar me shtetet e rajonit, Shqipëria ka akorduar paketën më të ulët mbështesë si pasojë e rritjes së çmimeve, me rreth 50 milionë euro.