Rrëzimi i qeverisë bullgare, Gjipali: Ka ende shpresë për negociatat në orët në vijim

Përditësuar më: 22/6/2022, ora 21:07

Rrëzimi i qeverisë bullgare, Gjipali: Ka ende shpresë për negociatat në orët në vijim

Përditësuar më: 22/6/2022, ora 21:07

Drejtori ekzekutiv i lëvizjes europiane në Shqipëri, Gledis Gjipali deklaroi në Debat se ka ende shpresë për heqjen e vetos nga ana e Bullgarisë në orët në vijim gjë që do të çonte në rrugë të lirë për hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Sipas Gjipalit, ligji për heqjen e vetos është futur me procedurë të përshpejtuar në parlamentin bullgar, ndërkohë që ekziston mundësia për formimin e një mazhorance në orët në vijim.

“Mendoj se ka ende shpresë pasi partia që është në opozitë e ka mbështetur idenë e rrëzimit të ligjit në fakt që ishte po ajo që e vendosi veton ndaj RMV dhe kanë propozuar një procedurë të përshpejtuar për heqjen e ligjit. Pavarësisht se ligji ra mundet ende që ligji të ndryshojë për të hequr veton. Mendoj se jemi në kohë. Nuk është thënë fjala e fundit, duhet të presim ca do të ndodhë në orët e ardhshme. Nëse nuk do të ketë një zgjidhje sot, do të jetë e pamundur që edhe Shqipëria të çlirohet nga kjo lidhje me RMV të paktën në këtë periudhë. Shpresoj që të jemi ende në kohë. Po ndjekim ca po ndodh në Bullgari, por nuk duhet të ishte kështu”, u shpreh Gjipali.