Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Peleshi: Rritet me 30% paga e ushtarakëve

Nga A2 CNN
22 Qershor 2022, 12:57 | Politikë
Peleshi: Rritet me 30% paga e ushtarakëve

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, njoftoi se nga 1 korriku, paga e ushtarakëve do të rritet me 30%.

“Kemi marrë një vendim, që nuk merret shpesh, që lidhet me trajtimin me pagë të personelit ushtarak. Sot kemi bërë rritjen historike të pagës dhe jam shumë krenar që premtimi i kryeministrit u jetësua sot. Të gjithë ushtarakët, nga data 1 korrik, do të kenë një pagë 30% më të lartë”, tha Peleshi.

“Çka do të thotë se paga minimale e çdo ushtaraku do të jetë 51 000 lekë, shtuar këtu pagesat shtesë të trajtimit ushqimor dhe vështirësive”, shtoi ministri i Mbrojtjes.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani