Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

Rritja e rasteve të reja me Covid-19, virologu gjerman tregon se çfarë na pret në vjeshtë

Nga A2 CNN
22 Qershor 2022, 09:02 | Bota
Rritja e rasteve të reja me Covid-19, virologu gjerman tregon se

Vera e tretë me koronavirus në jetën tonë dhe bota po përgatitet për shtimin e rasteve. Sipas Institutit Robert Koch, variantet e COVID-19 dyfishohen çdo javë, ndaj ekspertët presin vijim të rritjes së infeksioneve.

Për virologun Christian Drosten, zhvillimi i situatës aktuale të pandemisë në Gjermani, me rritjen e nënvariantit Omicron BA.4, nuk është befasues, por një detaj e shqetëson: “Parashikimet që shpreha në fillim të pranverës janë konfirmuar. Ne nuk po përjetojmë një verë pa infeksione këtë vit, por ky nuk është një kërcënim për momentin. Por, në Portugali, numri i vdekjeve nga COVID-19 po rritet. Nuk ka shpjegime të qarta për këtë sepse edhe vendet e tjera evropiane kanë rritje të BA.5 pa rritje të vdekshmërisë”.

https://a2news.com/2022/06/21/shtohen-ndjeshem-rastet-me-koronavirus-mbi-200-te-infektuar/

“Në një muaj do të dimë nëse diçka e tillë do të ndodhë edhe me vendet e tjera”, shtoi virologu gjerman.

Drosten pret “një valë tjetër infeksioni afatgjatë”, duke e shpjeguar kështu parashikimin e tij: “Së pari, shumica e popullsisë do të humbasë mbrojtjen në vjeshtë, veçanërisht pasi variantet që qarkullojnë tani janë edhe më të transmetueshme. Së dyti, për shkak të suksesit të arritur në vaksinim, fillimisht do të aplikohen më pak kontrolle, pra do të ketë më shumë udhëtime, maska ​​do të përdoret më pak dhe do të jemi me shumë njerëz që mund të përcjellim variantet e reja”.

A2 CNN Livestream

Dita jonë