Sekuestrohen 2 milionë euro pasuri të trafikantit shqiptar të drogës

Publikuar më: 22/6/2022, ora 16:12
policia 3 1280x720

Sekuestrohen 2 milionë euro pasuri të trafikantit shqiptar të drogës

Publikuar më: 22/6/2022, ora 16:12

Gjykata e Tiranës ka miratuar sekuestron preventive ndaj pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme në ngarkim të shtetasit Robert Peçi, 39 vjeç, banues në Tiranë. 

Sipas Policisë, ky person është arrestuar në vitin 2018, nga autoritetet policore angleze, si i dyshuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, ndërsa në vitin 2007, është dënuar me 7 vjet burgim nga autoritetet e drejtësisë në vendin tonë, për të njëjtën vepër penale.

Në zbatim të vendimit të Gjykatës u bë sekuestrimi i pasurive të luajtshme e të paluajtshme, vlera e të cilave shkon rreth 2 milionë euro.

• Pasuria e llojit arë me sipërfaqe 6800 m2, ne emër të shtetasit A.P, babai i subjekti të hetimit, e cila ndodhet në bashkia Valarë, Gjirokastër.

• Pasuria e llojit apartament me sipërfaqe 67.25 m2, ne emër të shtetasit A.P, babai i subjektit të hetimit.

• Pasuria e llojit garazh me sipërfaqe 17.5 m2, në emër të shtetasit A.P, babai i subjektit të hetimit.

• Pasuria e llojit garazh me sipërfaqe 17.5 m2 e cila është regjistruar në emër të shtetasit A.P, babai i subjektit të hetimit.

• Pasuria e llojit apartament me sipërfaqe 93.38 m2, në emër të shtetasit A.P, babai i subjektit të hetimit.

• Pasuria e llojit apartament me sipërfaqe 48.6 m2, në emër të shtetasit A.P, babai i subjektit të hetimit.

• Pasuria e llojit garazh me sipërfaqe 17.78 m2, në emër të shtetasit A.P, babai i subjektit të hetimit.

• Pasuria e llojit apartament me sipërfaqe 105 m2, në emër të shtetasit A.P, babai i subjektit të hetimit, e ndodhur në Tiranë, Komuna e Parisit.

• Pasuria e llojit apartament me sipërfaqe 58.42m2, në emër të shtetasit A.P, babai i subjektit të hetimit, e cila ndodhet në Tiranë, Komuna e Parisit.

• Pasuri e llojit apartament me sipërfaqe 53 m2, në emër të shtetasit A.P, babai i subjektit të hetimit, e ndodhur në Yzberisht.

• 3 automjete të markave Range Rover Sport, Hyndai ngjyra gri dhe Audi Q5 tipi 8 në pronësi të shtetasit R.P.