“Shifrat e Eurostat”, Bozdo: Shqipëria e fundit në rajon për të ardhurat për frymë

Përditësuar më: 22/6/2022, ora 11:07
SINKRON ENNO BOZDO frame 616 1280x720

“Shifrat e Eurostat”, Bozdo: Shqipëria e fundit në rajon për të ardhurat për frymë

Përditësuar më: 22/6/2022, ora 11:07

Shqipëria zë vendin e fundit në rajon sa i përket të ardhurave për frymë, si dhe për konsumin individual të qytetarëve. Kështu deklaroi anëtari i kryesisë së PD-së, Eno Bozdo, duke iu referuar të dhënave të Eurostat.

“Qeveria Rama vazhdon të thyejë rekorde në vendnumëro dhe mbrapa-ecje. Eurostat, në një klasifikim të fundit, e rendit vendin tonë në bisht të Europës në të ardhurat për frymë për vitin 2021. Që do të thotë se mesatarja e të ardhurave të një shqiptari është sa 32 për qind e një qytetari europian. Çka do të thotë: më shumë se tri herë më pak. Shqipëria renditet më poshtë se të gjitha vendet e rajonit duke ndjekur madje edhe vende të pastabilizuara politikisht si Bosnjë-Hercegovina. Maqedonia është 10 pikë përqindje më lart se Shqipëria. Serbia 12 pikë më lart. Mali i Zi kryeson rajonin, duke shënuar thuajse gjysmën e të ardhurave për frymë të mesatares së BE-së”.

Sipas Bozdos, Shqipëria kryeson vetëm në propagandën qeveritare dhe braktisjen nga shqiptarët.

“Për të plotësuar “Kriteret e Kopenhagenit” të konvergjencës ekonomike, kusht për anëtarësim në Bashkimin Europian, Shqipërisë i duhet plot një shekull. Edhe në konsumin individual për frymë, që tregon fuqinë blerëse të qytetarëve dhe mirëqenien e një vendi Shqipëria është e fundit. Jemi të parët vetëm në numrin e atyre që braktisin atdheun dhe në propagandën qeveritare”.